Stabilizohet prodhimi nga Kosova B

Prishtinë, 14 korrik - Korporata Energjetike Kosovës (KEK) ka njoftuar se për shkak te sfidave te ndërlidhura me vjetërsinë e stabilimenteve pas periudhës mbi 35 vjeçare te operimit dhe eksploatimit, proceset e prodhimit nga njësite ekzistuese gjeneruese te Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme.
Pavarësisht kësaj, fale angazhimit te te gjithë punëtorëve në te gjitha hallkat e ndërlidhura te punës dhe menaxhimit efikas, brenda afatit rekord, është eliminuar defekti teknik ne stabilimentet e përbashkëta te furnizimit me qymyr te Termocentralit Kosova B.
Si rezultat i këtij angazhimi, njësia B2 tashme është duke prodhuar me kapacitet optimal, përderisa njësia B1 gjate orëve te mbrëmjes do te jete ne dispozicion për prodhim.
Si rrjedhim, ne orët e mbrëmjes se datës 14.07.2015, prodhimi i energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese te KEK-ut pritet te stabilizohet ne tërësi sipas planit.