27 Prill 2024

Spanja me prodhimtari rekorde të energjisë nga era

Madrid, 2 prill - Energjia e fituar nga erë në mars në Spanjë për herë të parë në histori ka pasur pjesëmarrjen më të madhe në prodhimtarinë e energjisë elektrike, lajmëroi Elektroekonomia spanjolle.

“Perlat e erës mbuluan 21 për qind të konsumit të energjisë elektrike dhe arritën një rekord mujor me prodhimin e 4.738 gigavatëve, pesë për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Me prodhimtarinë hidroenergjetike janë mbuluar 17,3 për qind e konsumit, ndërsa me energjinë diellore 2,6 për qind. Energjia bërthamore ka mbuluar 19 për qind të konsumit, ndërsa thëngjilli 12,9 për qind.

“Me prodhimtarinë e energjisë së erës në mars, do të mund ta mbulonim konsumin e një vendi si Portugalia”, lajmëroi shoqata e kompanive për shfrytëzimin e energjisë me erë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)