27 Prill 2024

Sot nënshkruhet kontrata për privatizimin e KKDFE

Prishtinë, 17 tetor - Sot në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës për shitblerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporates Energjetike të Kosovës.

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) në mbledhjen e sotme ka aprovuar  dokumentet finale të transaksionit për privatizimin e KKDFE.

KQP ka aprovuar dokumentet:  Marrëveshja për Shitblerje të Aksioneve;  Marrëveshja për Furnizim me Energji Elektrike; Marrëveshja për Importe; Marrëveshja për Implementim; Marrëveshja për Transfer; Marrëveshja për Shërbime të Përbashkëta;  Marrëveshja për Inkasimin e Borxheve të Vjetra; Letra e Shpalosjes së Informatave dhe Letra për konfirmim të heqjes dorë.

Me vendimin mbi aprovimin e dokumenteve finale të projektit ato janë të gatshme për nënshkrim me  konzorciumin Çalik-Limak si ofertuesi i preferuar në procesin e privatizimit të Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike.

KQP ka vendosur që Marrëveshjen për shitblerjen e Aksioneve, Marrëveshjen për Implementim dhe Letrën për Shpalosje të Informatave në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i nënshkruaj kryesuesi i KQP, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ndërsa marrëveshjet tjera që kanë të bëjnë me KEK dhe KEDS përfaqësuesit e autorizuar të këtyre kompanive.

Paraprakisht KQP ka marr opinionin e këshilltarit të transaksionit IFC për plotësimin e kushteve ligjore dhe procedurale, bazuar në opinionin e këshilltarit të pavarur të USAID, Deloitte si dhe në vendimin e Bordit të Drejtorëve të KEK dhe KKDFE të datës 15 tetor 2012. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)