28 Mars 2024

Sot mot me reshje shiu, nesër kryesisht i vranët dhe pa shi

Prishtinë, 17 dhjetor - Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot sipas IHK-së i gjithë territori do të jetë nën ndikimin  e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar.

Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmet 11 deri në 14 gradë Celsius.

Do të fryejë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsiun , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)