29 Prill 2024

Sot mbahet serish protesta me moto “Ndale Hajninë - Zhvilloje Shtetin”

Prishtinë, 22 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmëruar protesta për sot protesta me moton “Ndale Hajninë - Zhvilloje Shtetin” për të kundërshtuar fryrjen e faturave të janarit dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Marrshi i protestave nis në ora 12:00 nga objekti qendror i KEK-ut në drejtim të sheshit "Zahir Pajaziti", për të vazhduar në drejtim të ndërteses së Qeverisë.

Organizatorët e protestës, kanë thënë se edhe raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Avokatit të Popullit, kanë dëshmuar për parregullsi të shumta sistematike në KEK.

Protestuesit në protestë do të kërkojnë kërkuar hetim të plotë te veprimtarisë së KEK-ut rreth manipulimit të faturave që nënkupton edhe sqarimin e vënies së orëve digjitale dhe kalibrimit të tyre gjë e cila duhet të rezultojë me vënien e fajtorëve para drejtësisë.

Rishikimi i politikave tarifore nga ZRrE me ç’rast do të ulen çmimet e energjisë elektrike

Të hetohen dhe të vihen para drejtësisë të gjithë pjesëmarrësit në korrupsion pavarësisht pozitës politike që mbajnë, ashtuqë të kthehet besimi i qytetarëve në institucione të cilat vërtetë funksionojnë dhe punojnë në të mirën e tyre.

Ata po ashtu do të kërkojn rishikimin e politikave tarifore nga ZRrE me ç’rast do të ulen çmimet e energjisë elektrike.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar gjithashtu në protestë do të kërkoi hetim të plotë të veprimtarisë së KEK-ut rreth manipulimit të faturave që nënkupton edhe sqarimin e vënies së orëve digjitale dhe kalibrimit të tyre gjë e cila duhet të rezultojë me vënien e fajtorëve para drejtësisë

Protestës edhe ketë herë iu kanë bashkangjitur dhjetera organizata joqeveritare, organizatat studentore, subjektet politike, sindikatat dhe grupet e artistëve.

Me komunikata te vecanta që janë derguar ditet e fundit organizatat e kanë shprehur perkrahjën e tyre për protestuesit.

Opinioni i Pavarur Studentor (OPS)  Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim dhe Kubli Politik i Sutendëve kanë theksuar se "Ne organizatat studentore të poshtëshënuara duke qenë përfaqësuese të grupeve studentore aktive dhe duke njohur rolin tonë në shoqëri si shtytës të proceseve shoqërore ne e mbështesim nismën e qytetarëve të Kosovës për të protestuar ndaj padrejtësive dhe dukurive të këqija në shoqërinë tonë."

Ata kanë ftuar të gjithë studentët dhe profesorët që të bashkohen në marshin protestues paqësor me moton “Ndale Hajninë – Zhvilloje Shtetin”.

Edhe grupe të artistëve e rokerëve kanë përkahur këto protesta si grupi Troja; Grupi ODA; B.B. Poqi; Menkis, Freelancers; Pink Metal; Dritero Nikqi; Gillespie; Elektorati Intelektual; The Glasses; Tomorr Arifi; Adren Rrahmani; Agim Berisha; Genc Salihu; Shpat Deda; Hana Cakuli; Nita Latifi; Nesim Maxhuni.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)