Sot mbahet dialogu për çështjen e energjisë mes Kosovës e Serbisë

Bruksel, 11 maj - Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës për çështjen e energjisë ku pritet të diskutohet lidhur me proceset e zbatimit të marrëveshjes dhe planit aksional.
Delegacioni kryesohet nga ministrja Edita Tahiri dhe ka në përbërje edhe Valon Murtezaj, këshilltarë politik i Kryeministrit, Dren Zeka dhe Elona Cecelia, këshilltarë politikë të ministres Tahiri, Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it dhe Kadri Kadriu, zëvendes kryshef i KOSTT-it, Merita Kostari dhe Krenar Bujupi, anëtarë të bordit të Zyrës për Rregullatorin për Energji, Ardrit Gashi dhe Kushtrim Thaçi, këshilltarë politik të ministrit Blerand Stavileci.