Sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi, nesër mot i qetë dhe me diell

Prishtinë, 6 maj - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
Ndërkaq të enjten sipas IHK-së do të vijoj mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.