Sot do të mbaj mot me vranësira dhe reshje shiu

Prishtinë, 2 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.