10 Maj 2024

Sot dhe nesër parashihet të jenë temperaturat më të larta

Prishtinë, 6 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar  një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas parashikimeve të IHK-së sasia e reshjeve do të jetë e ulët.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5  deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperendimi, ndërsa nga dita e merkurë  e tutje do të ketë masa ajrore  të cilat vijnë nga veriperendimi i vendit  duke bërë që  zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.

Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe verilindja me shpejtësi  deri 6m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)