Sot dhe nesër do te bie shi me intensitet mesatar në gjithë vendin

Prishtinë, 4 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 -11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë.