02 Maj 2024

Shtrenjtohët rryma në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar sot tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar, të cilat do të aplikohen nga furnizuesi publik nga nesër, më 1 korrik 2014.

Tarifat me pakicë do të rriten për 4.57% për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregulluar.

Bordi i ZRRE-së ka konsideruar se një rritje e tillë paraqet një minimum, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.

Anëtarët e Bordit të ZRRE-së nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tariforë për këtë vit, që do të thotë se struktura tarifore mbetet e njëjtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)