05 Maj 2024

Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të qytetarëve

Prishtinë, 25 shkurt - Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po e shqyrton kërkesën e KEDS-it, KEK-ut dhe KOST-it për shtrenjtimin e rrymës nga muaji prill i këtij vitit.

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thekson se ne nëse ZRRE i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, shtrenjtimi i rrymës do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin, edhe ashtu të rrezikuar të qytetarëve të Kosovës.

KMDLNJ vlerëson së në radhë të parë do të goditet amvisëria, pensionistët, kategoritë nën përkujdesje sociale si dhe do të dëmtohen shumë bizneset që janë shpenzues të mesëm apo të mëdhenj të energjisë elektrike.

ZRRE, në radhë të parë sipas KMDLNJ-së duhet t’i mbrojë interesat e qytetarëve, konsumatorëve të energjisë elektrike të cilët pamëshirshëm plaçkiten nga KEDS përmes fryrjes së faturave, tarifave dimërore dhe ngatërrimit të qëllimshëm të këtyre tarifave, mos leximit apo leximit joprofesional të njehsorëve dhe parregullsi të tjera të shumta e jo të kontribuojë në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të rënduar të qytetarëve të Kosovës.

"Në të gjitha vendet e rajonit çmimet e energjisë elektrike, ujit, ngrohjes  shërbejnë për stabilizim të gjendjes ekonomiko – sociale të qytetarëve ndërkaq në Kosovë shfrytëzohen për varfërimin e qytetarëve që pashmangshëm prodhojnë tensionim të situatës së sigurisë."

"Në Kosovë, me një varfëri prej 65% dhe papunësi mbi 55% është e pamoralshme dhe e papranueshme të dëmtohet në masë aq të madhe interesi i qytetarit i cili nuk është në gjendje t’i paguaj faturat e rrymës, ujit dhe ngrohjes edhe me çmime aktuale e lere më pasi ato të shtrenjtohen", thekson KMDLNJ.

KMDLNj druan se pas shtrenjtimit eventual të rrymës pashmangshëm do të ketë shprehje të pakënaqësisë të qytetarëve e cila do të jetë plotësisht e arsyeshme.

KMDLNj do të përkrah çdo protestë të natyrës sociale e cila është e pandikuar nga politika dhe e cila është në mbrojtje të interesit të qytetarit.

"Me shtrenjtimin aktual të rrymës dhe me kamatat kriminale të bankave po pamundësohet forcimi ekonomik i Kosovës përmes krijimit të lehtësirave për biznesin dhe po sillen në buzë të mjerimit të skajshëm dhe të padurueshëm pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës."

Andaj, sipas KMDLNJ-së, ZRRE duhet t’i ketë parasysh këto fakte dhe të mos kontribuojë në përshkallëzimin e situatës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)