05 Maj 2024

Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson edhe më tej standardin jetësor

Prishtinë, 27 shkurt - Paralajmërimet për ngritje të çmimit të energjisë elektrike ka ngritur shqetësime të mëdha te qytetarët e Kosovës. Ngritja e tarifave do të kontribuojë në ashpërsimin dhe përkeqësimin e standardit jetësor për kategoritë që jetojnë në kushte të rënda sociale.

Kështu deklaroi deputeti i Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, në seancën e sotme parlamentare.

Deputeti Svirca, konsideron se rritja e energjisë elektrike do të ndikojë dukshëm në  shtrenjtimin e artikujve tjerë ushqimorë.

“Përderisa edhe sot tarifat aktuale të energjisë elektrike quhen të shtrenjta, shtrenjtim do të thotë një barrë shumë e madhe dhe e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu ka rrezik që pikërisht çmimi i rritur i  energjisë do të nxisë edhe shtrenjtimin e artikujve të tjerë të konsumit, kurse kjo edhe më shumë do ta varfërojë konsumatorin, të cilit vazhdimisht po i dobësohet fuqia blerëse”, ka pohuar ai. 

Gjithashtu deputeti i PD-së, Jeton Svirca, ka paralajmëruar se nëse shtrenjtohet rryma, do të bie edhe inkasimi, pasi që qytetarët nuk do të kenë mundësi të shlyejnë borgjin.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike, pamundëson pagesën e saj. Nëse deri më sot, fatura e energjisë elektrike është paguar me shumë vështirësi për shkak të pagave të ulëta, atëherë kur të shtrenjtohet nuk do të arrihet të paguhet dhe do të krijohen borxhe te reja. Një problem tjetër që është duke i rëndua qytetarët e Kosovës është edhe vendosja e njehsorëve elektronik”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar që në njehsorët e rinj të përcaktohen  tarifat me çmim të lirë edhe gjatë ditës dhe vikendit.

“Kërkesa është që tek njehsorët elektronik të programohet shpenzimi me çmim të lirë prej orës 13 deri ne 16 në mënyrë që të lehtësohen bizneset dhe konsumatorët. Janë 450 mijë konsumator ku për të gjithë në proces pritet zëvendësimi i njehsorëve mekanik në ata elektronik. Gjithashtu aplikimi i këtij intervali edhe në vikend do ti ndihmonte shumë konsumatorët”, ka pohuar ai.

Ndërsa, krejt në fund Svirca ka kërkuar që të hiqen dy sezonat e përcaktuarara në tarifat e rrymës elektrike, dhe të nxjerrët  një tarifë standarde për të gjithë vitin duke u bazuar në fuqinë buxhetore të konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)