03 Maj 2024

Shqipëria dhe Kosova me treg të përbashkët energjetik

Tiranë, 29 mars - Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Tiranë dy marrëveshje bshkëpunimi me të cilat parashihet krijimi i një tregu të përbashkët energjetik mes dy vendeve, respektivisht ndërtimi i linjës 110kV Dragash-Kukës.

Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri Fadil Ismajli dhe Ministri Damian Gjiknuri, ndërsa u vlerësua si nisma më serioze për unifikimin e tregut energjetik e ndërmarrë deri më tani nga isntitucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kreu i MZHE-së pas ceremonisë së nënshkrimit tha se ishte një ëndërr realizimi i linjës së interkoneksionit 400kV Kosovë –Shqipëri, të cilën e quajti autostradë energjetike, që sipas tij, është një kusht për tregun e përbashkët energjetik, ngase pa lidhjen fizike nuk mund të bëhet realitet tregu i përbashkët.

“Kjo është një punë që do të zgjasë së paku dy vjet dhe uroj që bashkërisht me përfundimin e linjës 400kV do të jetë tregu i përbashkët me të gjitha elementet përcjellëse në mënyrë që të nxirren benefitet nga kjo”, tha Ismajli.

Sipas tij, për këtë do të harmonizohet korniza ligjore dhe rregulative në mes të dy sitemeve dhe kjo do të bëjë të shtrihet në një platformë me kursime dhe optimizime enorme nga të dyja anët, dhe se vonesat në këtë ndrejtim do të kompesohen.

Ismajli tha se ndërtimi i këtij tregu bazohet edhe në impelmentimin e Acqui Communitaire, që do të pasohej me kërijimi i një mekanizmi për transmetim ndërkufitar dhe tregtim të energjisë elektrike dhe rritjen e investimeve.

Me këtë rast, Ismajli ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë si USAID dhe Qeverinë e Norvegjisë të cilët kanë mbështetur pa kursim këto nisma.

Nga ana e tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se të dy vendet janë hapave të krijimt të një tregu të përbashkët Kosovë –Shqipëri dhe kjo do të jetë një punë serioze për integrimin e të dyjave tregjeve energjtike me kombinimin e avantazhave që kanë.

Gjiknuri ka falënderuar homologun e tij Ismalji, i cili sipas tij ka qenë njëri prej mbështetësve kryesor të këtij projekti që do të shërbejë për forcimin e sigurisë së furnizimit me energji të të dyja vendeve.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)