03 Maj 2024

Shqipëria, Butani, Lesoto e Paraguaji në listën e hidrocentraleve

Tiranë, 31 dhjetor - Shqipëria, Butani dhe Lesoto, bën të ditur “Engineering News-Record”, varen krejtësisht nga hidrocentralet, ashtu si edhe Paraguaji që pothuajse gjithë energjinë e hidrocentraleve e eksporton drejt fqinjëve, Brazilit dhe Argjentinës.

Hidrocentralet prodhojnë 16% e elektricitetit të prodhuar në botë, ndërsa ato luajnë një rol të rëndësishëm në energjinë që i duhet disa shteteve.

Shqipëria, Butani dhe Lesoto, bën të ditur “Engineering News-Record”, varen krejtësisht nga hidrocentralet, ashtu si edhe Paraguaji që pothuajse gjithë energjinë e hidrocentraleve e eksporton drejt fqinjëve, Brazilit dhe Argjentinës.Hidrocentrali i Bistricës.

Po ashtu, “New Europe” e cituar nga ATSH, “Shqipëria është një prej shteteve të botës që prodhon 100% të energjisë së saj nga energjia e rinovueshme”, duke u bërë kështu njëherazi shteti me “Green Energy”.  

Në vijim duke iu referuar “Engineering News-Record”, Norvegjia është një tjetër vend i cili prodhon më shumë se 98% të energjisë së saj nga hidrocentralet, Brazili 85%, Islanda 80%, Venezuela 69%, Kolumbia 65%, Kanadaja 61% dhe Austria 60%, Zvicra 56%, Zelanda e Re 53%, ndërsa shtete të tjera gjenerojnë elektricitetin përmes burimeve të tjera alternative të ujit, si për shembull Amerika, e cila veçse 6% të elektricitetit të saj e nxjerr nga hidrocentralet”. 

 Hidrocentralet me kapacitetet më të mëdha në botë

Në terma të tjerë, e në vijim të “Engineering News-Record” për “Hidrocentralet me kapacitetet më të mëdha në botë”, Kina është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, duke prodhuar 721 terrawatt (TWh) për orë në 2010, që përfaqëson veçse 17% e elektricitetit që ky shtet konsumon.

Kanadaja renditet e dyta, duke prodhuar 369 TWh, ndërsa shteti i tretë Brazili me 363 TWh, ndërsa e katërta Amerika me 250 TWh dhe Rusia e pesta me 167 TWh. Sipas “Engineering News-Record”, “Hidrocentralet janë të varura nga burimet e tyre gjeografike”, ndërsa duke iu referuar Drejtorit Editorial të UDI Products, Platts, (Zyrës Ndërkombëtare të të Dhënave Energjetike) Chris Bergesen, “…nevojiten burime të rezervave ujore dhe një lartësi e konsiderueshme e digave me ujë. Kjo do të thotë se shumë shtete ngelen mbrapa pikërisht për këtë arsye”, shton ai.

Më tej në artikullin e tyre, “Engineering News-Record” përmend në detaje prodhimin e energjisë, digat e vendosura mbi lumenj, por edhe të mirat e ndërtimit të hidrocentraleve.

Sipas Chris Bergesen në vijim, “ndërtimi i digave për prodhimin e energjisë elektrike nga Hidrocentralet sjell gjithashtu një kontroll të përmbytjeve, përmirësime në navigacion apo prodhimin e energjisë”. Sipas “Index Mundo”, prodhimi i energjisë vjetore në  Shqipëri është 5.201 miliardë kWh, sipas të dhënave marrë në vitin 2012.

Duke iu referuar kësaj faqeje nga ATSH, “sasia e prodhuar vjetore është e njëjtë me sasinë e prodhuar në vitin 2011 e po ashtu me atë të vitit 2000, ku u prodhua 5.15 kWh” .

Ndërsa sipas Bankës Botërore, referuar nga ATSH, “lumi Drin gjeneron më shumë se 90% e elektricitetit të prodhuar nga hidrocentralet në Shqipëri për industrinë e banesat, ndërsa prodhimi në varësi (sipas viteve të thata), me një mesatare prej rreth 6.00 GWh në vit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)