10 Maj 2024

Shpërthim në një central bërthamor në Francë

Paris, 9 shkurt - Një shpërthim është verifikuar rreth orës 10 të paraditës së të enjtes në çentralin bërthamor të lokalitetit Flamanville të Francës.

Sipas informacioneve të ofruara nga mediat lokale, nga shpërthimi mund të ketë pasur të plagosur, ndërkohë që sipas Prefekturës së qytezës, nuk ka asnjë rrezik kontaminimi bërthamor.

Shpërthimi është verifikuar në sallën e makinerive të çentralit atomik, ku nuk ka elementë radio-aktivë. Rrjedhimisht, deklarojnë autoritetet, nuk ka asnjë rrezik bërthamor për punonjësit dhe popullsinë lokale.

Grupet e shpëtimit kanë mbërritur ndërkohë në vendin e ngjarjes dhe njësitë e zjarrfikësve kanë nisur një operacion në mbarë zonën.

Edhe zjarrfikësit kanë konfirmuar fillimisht një shpërthim dhe më pas një zjarr që ka rënë në brendësi të çentralit, por jashtë zonës nukleare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)