28 Prill 2024

Shoqëria civile kundër shitjes së KSED-it

Prishtinë, 17 tetor - Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID, vazhdimisht ka kundërshtuar privatizimin e egër që po u bëhet kompanive publike, në këtë rast, edhe privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, thuhet në një komunikatë të këtij konsorciumi, të lëshuar pas nënshkrimit të kontratës nga naa e autoriteteve kosovare me konzorciumin Çalik & Limak për shitblerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

KOSID ka përmendur disa nga arsyet pse kunfërshton këtë kontratë.

“Ky privatizim vazhdimisht ka kaluar në një proces tërësisht jotransparent nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik; shoqëria civile asnjëherë nuk është lejuar të ketë çasje në dokumentet publike; në emër të liberalizimit të tregut, MZHE, vazhdon të monopolizojë tregun; ky proces medoemos është dashur të presë vendimin e Ombudspersonit të IFC-së për rezultatin e auditimit që po i bëhet IFC-së për shkeljen e standardeve të punës në procesin e privatizimit të KEDS-it; çmimi me të cilin shitet KEDS, është tejet i ulët dhe ofendues: 26.3 milionë euro, në ndërkohë që për 5 vjet (2007-2012) vlera e investimeve është 55 milionë euro”.

KOSID ka bërë thirrje që të ndërpritet ky model i privatizimit.

“Është momenti i fundit t’i themi JO – mostransparencës, vendimeve të rrezikshme për qytetarin dhe veprimeve në emër të qytetarit- pa e pyetur qytetarin dhe në dëm të qytetarit. Privatizimi i KEDS-it, përmban të gjitha këto elemente dhe KOSID edhe njëherë fuqishëm kundërshton këtë proces dhe ndihet i ofenduar nga sjellja e institucioneve qeveritare për përmbylljen e tij në këtë formë”, thuhet në deklaratë.

Kundër privatizimit të KEDS-it sot kanë protestuar edhe pjesëtarë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët edhe janë përleshur me policinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)