04 Maj 2024

Shkencëtarët zbulojnë “metalin” që prodhon energji

Londër, 14 maj - Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë zbuluar një gjendje të re të materies në një element që duket se është një përzierje e metaleve magnetikë dhe përçues të energjisë elektrike.

Kjo gjendje e re e materies do t’i lejojë shkencëtarët të kuptojmë përse disa elementë kanë potencial që të bëhen konduktivë në temperaturat -135 - -243 gradë celsius.

Super konduktiviteti u lejon elementëve që të përcjellin energji elektrike pa rezistencë, çka do të thotë se temperatura e tyre nuk rritet dhe ata nuk shpërbëhen.

Kjo mund të sjellë një revolucion më mënyrën se si në prodhojmë energji elektrike. Metali në fjalë është i ngarkuar me energji dhe ka veti magnetike. Nëse atij i injektohet rubidium në molekula, këto të fundit ndryshojnë distancat nga njëra-tjetra dhe rritin forcat tërheqëse mes tyre.

Ndryshimi i forcave bën që të prodhohet energji, por jo nxehtësi. Kjo i jep një tipar superkonduktiv metalit në fjalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)