Shënohet dita botërore e Efiçiencës së Energjisë

Prishtinë, 5 mars - Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Shkollën e Gjelbër, organizojnë sot një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të ditës botërore të Efiçiencës së Energjisë.
Ky aktivitet shënon përmbylljen e Javës së Efiçiencës së Energjisë të organizuar nga INDEP në kuadër të projektit Efiçienca e energjisë për zhvillim: Përkrahja e sektorit publik dhe privat në ngritjen e kapaciteteve dhe implementim të masave të Efiçiencës së Energjisë. Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Aktivitete të ngjashme do të organizohen në të njëjtën kohë edhe në Komunën e Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Podujevës.
Aktiviteti kryesor organizohet në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00)