29 Prill 2024

SHBA e BE kërkojnë mënyra për të ulur ndikimin Rusisë në energjetikë

Bruksel, 3 prill - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kërkuan mënyra për të ulur ndikimin që Rusia ushtron me anë të rezervave të saj të mëdha të energjisë, duke premtuar të eliminojnë varësinë e Ukrainës dhe pjesës tjetër të kontinentit nga këto furnizime.
 
Gjatë një vizite në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se asnjë vend nuk duhet të përdorë energjinë për të penguar aspiratat e një populli. Zoti Kerry, i cili merrte pjesë në takimin e Këshillit SHBA-BE për Energjinë, tha se po ndërmerreshin hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
 
Shqetësimi më i madh për Perëndimin tani për tani është Ukraina, e cila mbështetet në importet e energjisë ruse. Moska ka rritur ndjeshëm çmimin e gazit që i shet Ukrainës dhe ka kërcënuar se do t\'i kërkojë asaj të paguajë faturat e prapambetura me vlerë prej miliarda dollarësh.
 
Zoti Kerry tha se SHBA dhe Bashkimi Evropian do të përpiqen që gazi për Ukrainën të sigurohet përmes Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.
 
Zoti Kerry këmbënguli gjithashtu se edhe Bashkimi Evropian duhet të pakësojë varësinë në furnizimet me energji, duke thënë se në këtë aspekt Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol kritik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)