11 Maj 2024

Shala: Do të marrim masa ndaj ndotësve të ajrit

Prishtinë, 25 dhjetor - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Ferat Shala, ka thënë se Prishtina nuk është qyteti me ajrin më të ndotur në botë siç është krijuar perceptim, megjithatë institucionet e vendit do të jenë të pamëshirshme ndaj ndotësve të mjedisit.

Është krijuar një perceptim se Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë, mirëpo kjo nuk është reale. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, duke shtuar se Kosova sa i përket ndotjes së ajrit është përafërsisht në të njëjtin në nivel me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Shala ka thënë se institucionet e vendit do të jenë të pamëshirshme ndaj ndotësve, për çka ka bërë të ditur se është kërkuar edhe nga Qeveria që të zbatohen ligjet dhe aktet tjera nënligjore sa i përket sanksionimit të ndotësve të ambientit.

Shala gjithashtu ka thënë se Ministria që ai drejton e ka prezantuar para Qeverisë, Planin e Veprimit, plan ky që sipas tij, në detaje i sqaron shkaqet e ndotjes dhe masat që duhet të ndërmerren.

Ndotësit kryesorë sipas Shalës janë: termocentrale, ekonomitë familjare të cilat përdorin thëngjillin, bizneset tjera si dhe automjetet. Ai gjithashtu ka thënë se javët e fundit ka ndikuar negativisht edhe mungesa e erërave për ta larguar ajrin e ndotur.

/Zeri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)