10 Maj 2024

Sasia e mbeturinave komunale në 2015 ka qenë 319 034 tonë

Prishtinë, 30 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2015.

Rezultatet e AMK-së 2015 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë për vitin 2015,  ka qenë 319 034 tonë.

Të dhënat e vitit 2015 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 177 kg për banor në vit. Përsa u përket rajoneve të Kosovës, vërehet dallim i theksuara ndërmjet rajonit të Prishtinës dhe rajoneve të tjera, si p.sh.: në rajonet e tjera në Kosovë, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 163 kg për banor në vit, ndërsa në rajonin e Prishtinës ka qenë 214 kg për banor në vit

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë  0.59 kg në ditë për banor.

Në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë 0.45 kg.

Ndërkaq, në tërë Kosovën, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë, ka qenë 0.48 kg.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)