Rumunët janë kundër një reaktori të ri në Kozlloduj

Bukuresht, 8 shkurt - Autoritetet bullgare planifikojnë ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor në Centralin Elektrik Atomik Kozlloduj, në 3,7 kilometra nga kufiri rumun, kurse banuesit e krahinës Oltenija janë kundër një qëllimi të ngjashëm, njoftojnë mediat vendase.
Sipas banuesve të krahinës, kjo do të jetë një burim suplementar i radiacionit.
Centrali Elektrik Atomik Kozlloduj është centrali i vetëm atomik bullgar dhe gjendet në afërsi me lumin Danub në pothuajse 4 kilometra nga kufiri me Rumaninë.