06 Maj 2024

Rugova në Konferencën Rajonale për Ndryshimet Klimatike

Prishtinë, 12 maj - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Ndryshimet Klimatike, që u mbajtë në Vjenë të Austrisë.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën përkatëse, me qëllim ballafaqimit me problemet që shkaktohen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Zëvendësministri Rugova në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Kosova edhe pse nuk është palë e Konventës Kornizë për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC), megjithëkëtë është shtet në zhvillim dhe vend me perspektiv për anëtarësim në BE.

“Politikat e BE-së janë në linjë me kërkesat e Konventës Kornizë për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC), prandaj duke adaptuar dhe transpozuar legjislacionin e BE-së, Kosova në mënyrë indirekte plotëson edhe kërkesat që dalin nga kjo Konventë”, tha zëvendësministri Rugova.

Ai shtoi se në kuadër të legjislacionit nacional për ndryshime klimatike, aspektet që ndërlidhen me këto ndryshime janë përfshirë në legjislacionin mjedisor përkatës duke përfshirë Ligjin e Mjedisit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligjin e ujërave dhe ligjet tjera relevante.

“Janë miratuar edhe aktet nënligjore përkatëse sikurse janë ato për substancat që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe gazrat serrë të fluoruara, dhe ato për informimin e konsumatorit për ekonominë e karburantit dhe emetimet e CO2 të makinave të reja të pasagjerëve. Janë në proces të finalizimit dhe miratimit edhe dy udhëzimeve administrative të rëndësishme sikurse janë: Udhëzimi Administrativ për monitorimin e emisioneve të gazrave serrë, dhe Udhëzimi administrative për mekanizmat për përcjelljen e emisioneve të gazrave serë”, tha zëvendësministri Rugova, duke shtuar se Kosova do t’i zhvillojë kapacitetet për t’i përmbushur obligimet e saj të ardhshme në kuadër të Konventës UNFCCC dhe si anëtare e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)