07 Maj 2024

Rryma shtrenjtohet për 5 për qind nga 1 shtatori

Prishtinë, 7 gusht - KEK-u dhe KEDS-i kanë kërkuar Zyres se Rregullatorit të Energjisë Elektrike shqyrtim të jashtëzakonshëm të kostos së furnizimit me energji elektrike, pas shpërthimit që ka ndodhur në termocentralin “Kosova A”.

Kjo kërkesë pritet të pranohet nga ZRRE-ja, ndërsa vendimi për tarifat e reja të merret në javën e fundit të muajit gusht.

Rrjeti i OJQ-ve ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë duke thënë se qytetarët nuk janë fajtorë për shpërthimin në TC “Kosova A” dhe se nuk duhet faturuar atyre dëmet.

Gjatë javës së ardhshme ZRRE-ja do të nisë procesin e konsultimeve publike për këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm. Ndërsa vendimi për tarifat e reja do të merret në javën e fundit të muajit gusht, në mënyrë që tarifat e reja të nisin të aplikohen nga 1 shtatori i vitit 2014.

Rishikimi është i mundur, bazuar në rregullën e ZRRE-së për vendosjen e çmimeve të gjenerimit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)