Rrjedhjet e naftës, fatkeqësia më e madhe e mjedisit
Washington, 30 maj - Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Carol Browner, duke folur në televizionin kombëtar, tha se rrjedhja e vazhdueshme e naftës në Gjirin e Meksikës ka gjasa të jetë fatkeqësia më e madhe e mjedisit, që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar ndonjëherë.
Browner, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë për energji dhe ndryshime klimatike, tha se rrjedhjet mund të vazhdojnë deri në muajin gusht dhe se Shtetet e Bashkuara, siç tha ajo, janë të përgatitura për më të keqen.
Përpjekjet e kompanisë British Petriolum për të frenuar dëmin dhe për ti ndaluar rrjedhjet, deri më tani kanë dështuar.
Kompania British Petrolium (BP) ka pranuar dështimin në përpjekjet për të ndalur rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.
Zyrtarë të BP-së kanë thënë se në marrëvshje me përfaqësuesit e Qeverisë amerikane është vendosur të fillohet operacioni tjetër i madh dhe i ndërlikuar, që do të ketë për synim ndaljen e rrjedhjes së naftës.
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se ndalimi i rrjedhjes së naftës është prioriteti i tij më i lartë.