26 Prill 2024

Qeveria miraton Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031

Prishtinë, 16 dhejtor - Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës në të cilën ka miratuar Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031.

Vizioni i Strategjisë së Energjisë është për një sektor energjetik të qëndrueshëm dhe të integruar në tregun pan-Evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe të përballueshme për qytetarët.

Ajo ka pesë objektiva strategjikë dhe bashkë me synimet e tyre specifike përbëjnë thelbin e Strategjisë sonë të Energjisë: Objektivi strategjik 1: Përmirësimi i besueshmërisë së sistemit, Objektivi strategjik 2: Dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtëritshme, Objektivi strategjik 3: Rritja e efiçiencës së energjisë, Objektivi strategjik 4: Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe Objektivi strategjik 5: Mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve.

Po ashtu është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë  i cili ka për qëllim të bëjë ndryshimet e nevojshme të Ligjit për Energjinë për të përcaktuar masat e kursimit të energjisë gjatë periudhës së masave emergjente, mbikëqyrjen e zbatimit të masave të kursimit si dhe dispozitat ndëshkuese.

Qeveria po ashtu miraton Projektligjin për Kinematografinë i cili rregullon veprimtarin, organizimin, financimin, prodhimtarinë, distribuimin dhe shfaqjen e veprave filmike.

Ai synon inkurajimin e krijimtarisë, promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kinematografike. Projektligji e shpall veprimtarinë kinematografike në Republikën e Kosovës si fushë të interesit të veçantë publik.

Koncept-dokumentin për Rininë i cili rekomandon avancimin dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë ka marr miratimin e kabinetit qeveritar.

Bazuar në regjistrimin e fundit të dhënat tregojnë se 19.3% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë është e grup moshës 15-24 vjeç.

Njëherit Programin Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Republikës së Kosovës në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë "Edukimi për Siguri" është miratuar sot.

Ky programi ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai parashihet të zhvillohet me nxënës të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

Qeveria ka vendos edhe për rialokim të mjeteve të kursyera buxhetore. Qeveria ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për rialokim të mjeteve të mbetura dhe të kursyera buxhetore në shumën prej 4.8 milionë eurove.

Kërkesën e Telekomit për huamarrje, sipas së cilës Telekomi siguron një hua në vlerë prej 5 milionë në këtë vit dhe 15 milionë në vitin e ardhshëm. Këto mjete do të përdoren për investimet kapitale në këtë Ndërmarrje Publike.

Vendimin për t’i kërkuar presidentes dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes financiare ndërkombëtare me BERZH-in. Marrëveshja i siguron Kosovës një kredi në vlerë 23.2 milionë eurove dhe do të përdoret për rritjen e kapaciteteve të ngrohjes në vendin tonë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)