16 Maj 2024

Qeveria miraton huan 13.5 milionë euro për rrjetin e transmisionit

Prishtinë, 8 shtator - Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe vendimi për negocimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes për hua dhe projekt ndërmjet KFW Frankfurt am Main dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Programin e Sektorit të energjisë, Faza e VI – përmirësimi i rrjetit dhe transmisionit.

Vendimi obligon Ministrinë e Financave, që konform dispozitave kushtetuese dhe ligjore të negocioj këtë marrëveshje. Huaja kap shumën prej 13.5 milionë eurove.

Edhe nisma për negocimin e lidhjes së marrëveshjes për hua ndërkombëtare me KFW Frankfurt am Main për Programin e sektorit të energjisë, Faza VII – përmirësimi i rrjetit dhe transmisionit, është aprovuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme. Shuma e huas kap vlerë prej 12 milionë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)