03 Maj 2024

Problemet me njësitë gjeneruese të KEK-ut shkatkojnë reduktime

Prishtinë, 18 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të problemeve të prodhimit të energjisë elektrike në njësitë gjeneruese në KEK dhe për shkak të pamundësisë së aktivizimit të menjëhershëm të mundësisë së importimit të energjisë elektrike, gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Aktivizimi i importit të energjisë elektrike si proces sipas KEDS kërkon kohë dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.  

"Përkundër paralajmërimit të mëhershëm nga KEK, që prodhimi i energjisë elektrike do të jetë i bollshëm dhe do të mbulojë kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë ditëve në vijim, KEDS sot është informuar që problemet në njësitë gjeneruese të KEK vazhdojnë edhe pas festave", thekson KEDS në komunikatë.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë vazhdueshëm energji të mjaftueshme elektrike.

"Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë elektrike sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese është i pamundur realizimi i furnizimit me energji elektrike në afat të shkurtë kohor." 
 

 

)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)