29 Prill 2024

Prishtina se shpejti me ngrohje me avull nga Termokosi

Prishtinë, 17 korrik - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, u mor vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme që ndodhen në zonat kadastrale të komunave të Prishtinës dhe Obiliqit që do te preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve të ngrohjes nga ndërmarrja publike “Termokos” deri tek TC Kosova. 

Projekti i kogjenerimit i Termokosit do të mundësojë për qytetarët e Prishtinës ngrohje qëndrore duke bërë nxjerrjen e ngrohjes përmes avullit dhe ujitë të ngrohtë nga termocentralet Kosova B dhe kyqjen në sistemin e ngrohjes qëndore.

Pas përfundimit të projektit, “Termokosi” do të heqë dorë nga përdorimi i mazutit për ngrohtoret, që do të rezultojë në një qasje më të mirë ndaj mjedisit.  Sipas Termokosit, projekti pritet të përfundojë gjtë vitit të ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)