19 Dhjetor 2024

Prishtina drejt projekteve të avancuara të menaxhimit të mbeturinave

Prishtinë, 16 mars - Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, takoi përfaqësuesit e kompanisë “Ekowat” nga Polonia, të cilët janë të interesuar të investojnë në projektin tonë të ri për menaxhimin e mbeturinave.

Presidenti i kësaj kompanie, Adam Kaminski, prezantoi modelin e zbatuar në Ukrainë për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave, djegien e tyre dhe mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike nga to.

Mbetjet e fundit pas djegies, kjo kompani i shfrytëzon atje për prodhimin e tullave dhe për shtrimin e rrugëve.

Krijimi i një impianti të tillë do të sillte shumë favore për Komunën e Prishtinës dhe Kosovën, dhe do të rezultonte me qytet shumë më të pastër dhe me krijim të vendeve të reja të punës.

Po ashtu, i gjithë sistemi i këtij përpunimi është i dixhitalizuar dhe eliminon “varrezat e mbeturinave”.

Sipas projektit të dytë të prezantuar nga kompania “Ekowat”, të ashtuquajturat “varreza të mbeturinave” do të mund të pastroheshin nga metani ose të degazohen dhe në to të krijohen fusha sportive dhe sipërfaqe të gjelbra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)