03 Maj 2024

Policia dhunon protestuesit kundër shtrenjtimit te energjisë elektrike

Prishtinë, 16 janar - Në ditën e pestë të protestës kundër KEDS-it, aktivistët e Klubit Politik të Studentëve janë tërhequr zvarrë shkallëve tek ndërtesa e KEDS-it, janë rrahur brutalisht dhe arrestuar padrejtësisht nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vetëm se po kërkonin të ndalnin vjedhjen që po ua shkakton qytetarëve kompania private e KEDS-it.
 
Protesta filloi e qetë, ku protestuesit vetëm u ulën në shkallë dhe lejuan të kalojnë edhe qytetarët që vinin të paguanin fatyrat e energjisë, ndonëse vazhdimisht duke iu bërë thirrje për të mos i paguar dhe për të bojkotuar KEDS-in.
 
Këshilli Koordinues i Klubit Politik të Studentëve ka vlerësuar se pas protestes se qetë erdhi reagimi cnjerezëor i Njësisë Speciale të Policisë të cilët rrahën, zvarritën dhe arrestuan protestuesit. 13 protestues janë lënduar, prej tyre 5 kanë qenë më rëndë dhe 3 (Kushtrim Avdimetaj, Durim Jasharaj, Valton Marku) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë dhe Ambulantë.
 
Pasiqë Njësia Speciale nxorri egërsisht protestuesit nga rrethojat, doli jashtë tyre për ta arrestuar në rrugë publike aktivistin Eroll Gashi. Gjatë arrestiimit të tij, Njësia Speciale rrahu brutalisht aktivistin Gashi dhe aktivistët e tjerë që i dolën në mbrojtje.
 
\"Këto janë shenja të diktaturës. Qeveria gjer më sot na ka lënë në varfëri e pa punë duke na treguar rrugën e migrimit ilegal drejt Hungarisë, kurse sot tentoi që me dhunë të na detyrojë të ikim andej. Por ne, rinia e Kosovës kemi vendosur: Po dalim! Jo në Hungari, por tek KEDS-i dhe Qeveria!\", vlerëson Këshilli Koordinues i Klubit Politik të Studentëve.
 
Klubi Politik i Studentëve paralajmëron Qeverinë, Policinë dhe KEDS-in që nëse nuk plotësohen kërkesat tona për ulje të cmimit të energjisë dhe për të drejtat e punëtorëve të KEDS-it, si dhe nëse nuk lirohet sa më parë aktivisti i pafajshëm Eroll Gashi, Klubi Politik i Studentëve do t\'i përshkallëzojë dhe radikalizojë protestat dhe cilëndo formë të aksionit politik.
 
Për protestat e radhës do t\'iu lajmërojmë me kohë.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)