29 Prill 2024

Pjesëtarët e FSK-se trajnohen në KEK për operime ndërkombëtare

Prishtinë, 16 korrik - Grupi pare prej 17 pjesëtarëve te Batalionit se Xhenios, ne kuadër te Brigadës për Mbështetje Operacionale te FSK-se kanë përfunduar me sukses  te gjitha testimet për operatorë të makinerive të rënda pas tri javëve të trajnimit të bërë ne Qendrën e Trajnimit ne KEK. Ne kete rast, ceremonia e shpërndarjes se certifikatave u mbajt sot, me 16 korrik 2014, ne Qendrën e Trajnimit ne KEK. 

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi pas testimeve te bëra ne pjesën teorike dhe demonstrimeve praktike përmes simulatorëve dhe përmes manipulimit praktik të makinave të rënda në terren kane kaluar me sukses te gjitha provimet. Ne këtë rast, 7 prej tyre kane kaluar edhe pjesën e parapare me standarde ndërkombëtare dhe do te pajisen edhe me certifikata te njohura ndërkombëtarisht nga kompania amerikane Hevi-Cert.

Certifikimi i Operatorëve për makineri të rënda është një program unik. Përmes këtij trajnimi dhe certifikimi pjesëtarëve te FSK-se u mundësohet te marrin pjese ne projekte dhe aktivitete te ndryshme duke përfshi edhe ato me karakter ndërkombëtare jashtë vendit. Te gjithë pjesëmarrësit janë ndarë shume të kënaqur me aftësimin që kanë marrë.

“Jo vetëm KEK-u por edhe tere vendi, duhet te jete krenar qe ka një institucioni siç është kjo Qendër e Trajnimit qe ofron aftësim profesional te këtij niveli. Edhe pse pjesëtarët e njësive tona kishin shkathtësi solide rreth operimit me këto pajisje, njohuritë qe morën gjate këtij trajnimi posaçërisht rreth standardeve te veprimit kane një vlere te çmueshme për punën e tyre ne te ardhmen.”, tha Kolonel Muharrem Rrahmani, zv. Komandant i Brigadës për Mbështetje Operacionale te Forcave te Sigurisë se Kosovës me rastin e ceremonisë se shpërndarjes se certifikatave.

\"Duke pasur si objektiv ngritjen e kapaciteteve qe mungojnë ne tregun tone, ne si KEK jemi te lumtur qe kemi pasur mundësi te ofrojmë shërbime te tilla dhe vazhdojmë bashkëpunimin nder-institucional me FSK-ne edhe ne këtë formë \", tha Edmond Nulleshi, Drejtor i Shërbimeve te Korporatës ne KEK ne këtë rast.

Qendra e Trajnimit të KEK-ut është hapur në vitin 2005. Gjatë këtyre  viteve, në këtë Qendër janë aftësuar dhe trajnuar mbi 21 mijë punëtorë të KEK-ut dhe jashtë tij. 

Kjo Qendër pos certifikimit të operatorëve për makineri të rënda, merret edhe me aftësimin ne teknologjinë e saldimit, teknologjinë elektrike, teknologjinë mekanike, siguri në punë etj. 

Në trajnimin e operatorëve dhe salduesve, Qendra e trajnimit në KEK ofron certifikata me njohje ndërkombëtare gjë e cila mund të lehtësoje pjesëmarrjen e kompanive dhe institucioneve vendore në projekte të ndryshme me karakter ndërkombëtar.

Për me tepër kjo Qendër tashme është Akredituar edhe si Institucion Ofrues dhe Vlerësues i kualifikimeve profesionale në nivelin e tretë sipas ISCED (International Standard of Qualification in Education) i vetëm i këtij lloji në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)