Për herë të parë në Kosovë shënohet Dita e Energjisë së Ripërtërishme

Prishtinë, 14 qershor - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojn shënimin e Ditës së Energjisë së Ripërtëritshme e cila organizohet për herë të parë në Kosovë.
Kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti ku Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj do të demonstrojë se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtëritshme si energjia kinetike (biçikleta), energjia e erës (turbina) dhe energjia solare (rrezet e diellit).
Gjithashtu, zyra e Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara do të ketë një kënd për fëmijë ku do të mund të mësohet më shumë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ndërsa në mbremje, gjithashtu në Sheshin Zahir Pajaziti, DokuFest do të ju mundësojë një eksperiencë unike e të shikuarit të filmave në ambient të hapur.
Me ndihmën e Kinemasë Solare, e cili do të përdorë energji elektrike vetëm nga rrezet e diellit, ju do të mund të shihni filmin Rafea: Solar Mama.
Synimi ynë është që të rrisim vetëdijen mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe të nxisim përdorimin e teknologjive dhe ideve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga vetë këto burime.
Kujdesi më i madh ndaj ambientit që na rrethon na ndihmon të sigurojmë një zhvillim të qendrueshëm në Kosovë.