Pejë, uji dhe toka më shumë janë të ndotura se sa ajri

Pejë, 21 dhjetor - Me ndotjen e mjedisit jetësor ballafaqohen edhe vendet e regjionit. Kjo mund të kuptohet edhe nga takimi i realizuar mes ambientalistit Dr. Afrim Osmani dhe kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në takimin e realizuar në mes të ambientalistit Dr. Afrim Osmani dhe kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,në hapësirat e Komunës së Pejës, u diskutuambi çështjene ndotjes së ambientit jetësor në komunën e Pejës.
\"Pothuajse asnjë vendbanim, komunë apo shtet në botë nuk është imun ndaj ndotjes së mjedisit jetësor, por ajo që ndryshon në rastin konkret, është se në komunën e Pejës më shumë vjen në shprehje ndotja e ujit dhe tokës, ndërsa më pak ndotja e ajrit\", ka theksuar Osmani.
Edhe përskaj shumë aktiviteteve të ndërmarra nga komuna e Pejës, ndotja e ujit dhe e tokës, që vjen si rezultat i hedhjes së mbeturinave dhe ndotësve tjerë në ujërat e Pejës, sërish sipas tij mbetet brengë kryesore për drejtuesit e komunës dhe qytetarët.
Gjatë bisedës së zhvilluar, ambienalisti Dr. Afrim Osmani i propozoi kryetarit të komunës së Pejës ndërmarrjen e disa veprime dhe aktivitete të cilat do të mund të ndihmonin përuljen e ndotjes së mjedisit jetësor, edhe atë:
- Sensibilizimi i çështjes së ndotjes së mjedisit jetësor;
- Vënia e lëndës obligative mbi mjedisin jetësor në shkollat fillore dhe të mesme;
- Shpallja e ditës së drurit;
- Shpallja e zonave të gjelbërta;
- Rregullimi i komunikacionit dhe përcaktimi i rrugëve njëkahëshe;
- Rregullimi i nxemjes qendrore apo gazifikimit të qytetit, me qëllim të mospërdorimit të drurit si lëndë djegëse nga ana e qytetarëve dhe nga personat tjerë juridikë;
- Organizimi i transportit publik;
- Ndalimi i ndërtimeve në qytet;
- Zëvendësimi i standardit eko 1 dhe 2 me eko 4 të automjeteve.
Propozimet u mirëpritën nga kryetari i komunës së Pejës, kurse dera e bashkëpunimit mbeti e hapur edhe në të ardhmen.