15 Maj 2024

Pas rënies së bllokut B2, KESCO mobilizohet të furnizojë konsumatorët

Prishtinë, 12 gusht - KESCO informon se në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Kjo njësi prodhon më tepër se 30 për qind të tërë prodhimit vendor prandaj cdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.

Vetëm dy njësi të Termocentralit Kosova A janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.

KESCO ka reaguar menjëherë dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit. Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve më vonë gjatë ditës duke u bazuar në kapacitetet transmetive ndërkombëtare në dispozicion. Në rrethana të rregullta, kapacitetet e gatshme qartësohen pas katër orësh.

Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.

KESCO i siguron të gjithë se duke i marrë parasysh rrethanat, ndërmerr gjithnjë të gjitha masat që të furnizojë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme me energji elektrike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)