10 Maj 2024

Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë, 26 nëntor -  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga te dobëta të shiut.

Temperaturat minimale sipas IHK-së do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë zbritje të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare  nga drejtimi i jugperendimit.

Java e ardhshme parashihet të jetë më e ftohtë, e percjellur me ulje të temperaturave dhe kushte per riga të dobëta shiu.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)