Parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme

Prishtinë, 14 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte sipas IHK-se do të mbajë mot i vranet dhe me periudha të gjata me diell.
Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë të qëndrueshme për tri ditët e para të javës, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e dites pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.
Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperendimi me shpejtesi mbi 9m/s.