28 Prill 2024

Paditen KEK-u dhe OSHP

Prishtinë, 14 tetor - Kompania e sigurimit ”Besa Security”, ka hedhur në gjyq Organin Shqyrtues të Prokurimit për kompenzim dëmi, të cilin pretendon se ia ka shkaktuar me rastin e dhënies së tenderit një kompanie tjetër.

Gjithashtu, kjo kompani ka paditë KEK-un në Gjykatën Supreme për shkelje të ligjit. Por, të gjitha këto akuza i mohojnë zyrtarët e KEK-ut.

Vazhdon përplasja ndërmjet kompanisë së sigurimit ”Besa Security” dhe Korporatës Energjetike të Kosovë. Pasi nuk e ka fituar tenderin edhe pas ankesave, kompania ”Besa Security”, e ka paditur për kompenzim material në Gjykatën Supreme, Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Drejtori i ”Besa Security” , Granit Hasani pretendon se tenderi për ”Ruajtje dhe Sigurim të Objekteve të KEK-ut” u është dhënë në mënyrë paligjshme konzorciumit fitues të tenderit.

”Këtë e kemi raportuar te të gjitha organet e drejtësisë dhe presim që sa më shpejt që është e mundur të ndërpritet ky proces që kontrata me këtë kompani të mos nënshkruhet”, ka theksuar Hasani.

Por me këto deklarata nuk pajtohet zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.

”Këto nuk janë të vërteta, sepse konzorciumi ka sjell me kohë licencat, ndërkohë ka hy në fuqi ligji për vëzhgim dhe ne i kemi këërku kompanisë fituese edhe licenca tjera”, ka theksuar Buzhala për RTK.

Granit Hasani kërkon Gjykatës Supreme që me aktgjykim të aprovoj si të bazuar faktet e kompanisë ”Besa Security”, dhe ta detyroj OSHP-në që tia kthej 500 euro në emër të gjobës që i është vendosur.

Ndërkaq nga Korporata Energjetike e Kosovës kërkon që kompenzimin e fitimit të humbur dhe t\'\'ia kompensoj shpenzimet gjyqësore aq sa ato do të bëhet sipas llogarisë së gjykatës në afat prej 15 ditësh, prej se Gjykata të marr vendim.

Tenderi rreth 6 milion euro për sigurimin e objekteve të KEK-ut i është dhënë një kompanie tjetër, por kontrata me të ende nuk është nënshkruar nga drejtuesit e KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)