05 Maj 2024

OPEC: Në 2040-n kërkesat energjetike do te rriten 60 për qind

Paris, 8 nëntor - Konsumi botëror i energjisë do të rritet me 60 për qind deri në vitin 2040, me një rënie të naftës dhe një rritje të gazit, si dhe të energjive të rinovueshme, sipas një parashikimi të publikuar të enjten nga OPEC-u.

Skenari i këtij studimi vjetor, që paraqitet në Vjenë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), parashikon një rritje me 160 për qind të ekonomisë botërore deri në vitin 2040 dhe një rritje të konsumit të energjisë me 60 për qind, nën kontekstin e përmirësimit të efikasitetit energjetik.

Burimi i parë botëror sot, me rreth 32 për qind të furnizimeve, nafta do të bjerë në më pak se 25 për qind, prodhimi i saj rritet shumë pak për një çerek shekull, nga 91 milionë fuçi në ditë këtë vit do të bëhet 99,6 fuçi në ditë në vitin 2040.

Në të kundërt, prodhimi i gazit pritet të rritet me më shumë se dy herë, kryesisht nën efektin e eksportimit të gazit argjilor, që do të arrijë rreth 110,9 milionë fuçi në ditë, gazi nga 21,5 për qind që është në vitin 2010 do të arrijë në 27 për qind të energjisë botërore, sipas këtij parashikimi.

Kjo rritje e fortë e energjisë do të shoqërohet edhe me një rënie vjetore mesatare prej 2,2 për qind të konsumit të karburantit nga veturat, sipas OPEC-ut. Organizata nuk beson se do të ketë një shtim të madh të automjeteve krejtësisht elektrike, por përllogarit një rritje të motorrëve me gaz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)