15 Maj 2024

OKB: Bota munda ta thyejë sivjet rekordin e shkarkimit të CO2

Gjenevë, 25 tetor - Organizata Meteorologjike e OKB-së thotë se bota po shënon nivele rekord të nivelit të dyoksidit të karbonit në vitin 2016.

Sekretari i përgjithshëm Petteri Taalas e përshkroi rritjen nga viti 2015 në 2016-n si dramatike. Ai nënvizoi se disa faktorë kanë ndikuar për këtë rritje.

\"Rritja që ka ndodhur midis vitit 2015 dhe 2016 arrin nivele rekord. Kjo vjen për shkak të kombinimit të shkarkimeve, por edhe veprimtarisë së fortë të dukurisë El Nino, sidomos në vitin 2015. Në Indonezi ka pasur shumë zjarre në pyje gjë ka shkaktuar çlirimin e më shumë dyoksidi karboni në atmosferë.\"

Shkarkimet janë rritur edhe si pasojë e djegies së karburanteve fosile.

Muajin e kaluar një stacion vrojtimi në Hawaii regjistroi 401 njësi për milion nga 313 që ishte në vitin 1958.

Marrëveshja e Parisit synon ta reduktojë shkarkimin e dyoksidit të karbonit dhe mbajtjen nën 2 gradë Celsius të normës së rritjes vjetore të temperaturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)