06 Maj 2024

OEK kërkon plan të reduktimeve nga KEDS-i për prodhuesit

Prishtinë, 13 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se është e vetëdijshme për situatën aktuale energjetike dhe për vështirësitë me furnizim dhe gjenerim që vijnë si pasojë e havarisë së fundit që ndodhi në Kosovën A.

\"E tëra kjo na obligon të jemi të varur nga importi, i cili ngritë koston e prodhimit qoftë në aspektin ekonomik, të ekonomive familjare dhe tensionon akoma më tepër aspektin social, duke e vështirësuar situatën edhe ashtu të rënduar sociale\", theksohet në njoftimin e OEK-ut.

Kur krejt kësaj i shtohet fakti i ngritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, atëherë efektet nga ky çmim i ngritur do të reflektohen në gjitha dimensionet e jetës, nga aspekti ekonomik, social dhe veçanërisht efekte më të dëmshme konsiderojmë të ketë në demotivimin e investitorëve të huaj, ngritje e cila do të ndikojë në mënyrë zingjirore në çmimin edhe të produkteve dhe aktiviteteve tjera.

“Me këtë rast, apelojmë të KEDS-i që mënyrë urgjente të hartojë një plan të reduktimeve të energjisë elektrike për secilin regjion të Kosovës, me të vetmin qëllim që bizneset prodhuese të jenë të informuara paraprakisht për orarin e reduktimeve.\"

\"Ndalja e rrymës në mes të procesit të prodhimit, shkakton dëme të shumëfishta për ekonominë tonë, prandaj një informim paraprak dhe me kohë për orarin e reduktimeve nga ana e KEDS-it, të paktën do t`i shtyjë prodhuesit vendor të mos i aktivizojnë pajisjet prodhuese në kohë të reduktimeve dhe në këtë mënyrë të evitohen humbjet nga ana e bizneseve tona”.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)