06 Maj 2024

OBSH: Ajri më i ndotur në botë është në qytetin Zabol

Gjenevë, 12 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka radhitur qytetin iranian të Zabolit si më të ndoturin në botë.

OBSH tha se ajri më i ndotur në botë është në qytetin Zabol, i cili ndodhet në provincën Sistan-Baluchistan, në afërsi me kufirin afgan. Ky qytet, sipas organizatës, vuan gjatë muajve të verës nga stuhi të mëdha pluhuri.

Katër qytetet e tjera me ajrin më të ndotur në botë janë të gjitha nga India: Gwalior, Allahabad, Patna, dhe Raipur.

OBSH thotë se nivelet e ajrit të ndotur në botë janë përkeqësuar për 8 për qind ndërmjet viteve 2008 dhe 2013, edhe pse shumica e qyteteve të vendeve në zhvillim e kanë përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit gjatë kësaj periudhe të njejtë.

Organizata tha se më shumë se 7 milionë vdekje të parakohshme ndodhin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, prej të cilave 3 milionë ndodhin për shkak të kualitetit të ajrit të jashtëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)