28 Prill 2024

Obiliqi do të padisë KEK-un për dëmet që po i shkakton banorëve

Prishtinë, 3 mars - Komuna e Obiliqit në Kosovë do të padisë Korporatën Energjitike të Kosovës për dëmet që KEK po i shkakton banorëve.

Ata ndjehen të diskriminuar jo vetëm se prej vitesh durojnë pasoja e ndotjes së shkaktuar nga KEK në Obiliq, por tani janë të detyruar të vuajnë dhe mungesën e furnizimit me energji.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, ka thënë për “Kosovapress” se padia tashmë e përgatitur do të dërgohet në gjykatë nëse nuk gjenden zgjidhje për problemet e tyre.

Sipas tij, në padi përfshihen akuza për ndotjen e madhe të ambientit nga termocentralet e KEK-ut, si pasojë e të cilit popullata kërcënohet nga sëmundje të shumta.

Për më tepër, kreu i komunës së Obiliqit thotë se pavarësisht insistimit të komunës për të gjetur një zgjidhje me zyrtarët e KEK-ut, as që kanë treguar interesim që të merren me këtë çështje.

Në Obiliq ndodhen dy termocentralet Kosova A dhe B, puna e të cilëve bën që niveli i ndotjes së ajrit t’i kalojë të gjitha parametrat e lejueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)