Nga sot nisë Java e Diplomacisë së Klimës

Prishtinë, 23 shtator - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë do të organizojë Javën e Diplomacisë së Klimës (CDW) për të shqyrtuar sfidat kryesore të Kosovës për ndryshimin e klimës.
Edicioni i 3-të i serisë së ngjarjeve të CDW në Kosovë: diskutime në panel, seminare, ekspozita fotografish, shfaqje filmi, festa murale, do të organizohen në Prishtinë dhe në tërë Kosovën.
Shefja e Zyrës së BE, Natalia Apostolova do të marrë pjesë në shfaqjen e filmit "Nos enfants akuzeront nous" në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.