Nga sot në viset malore parashihet të bie borë

Prishtinë, 20 nëntor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.
IHK ka theksuar se vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Në veriperëndim të vendit sipas IHK-se priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.