06 Maj 2024

Nga sot hyn në fuqi Marrëveshja e Parisit mbi klimën

New York, 4 nëntor - Organizata e Kombëve te Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se Marrëveshja e Parisit mbi klimën nga sot hyn në fuqi. Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të enjten se mbarë bota e ka pritur këtë ditë.

\"Këto ditë pamë vende si Afrika e Jugut, Indonezia dhe Danimarka t\'i bashkohen Marrëveshjes së Parisit dhe presim përfaqësuesin e përhershëm saudit të depozitojë instrumentin e ratifikimit të marrëveshjes, i ndjekur këtë pasdite nga Republika e Koresë\", tha zëdhënësi.

I pyetur për pozicionin e SHBA-së në marrëveshje, Dujarric tha se ky vend ka një rol drejtues në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ai shprehu besimin se kushdo që të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2017-n do ta vazhdojë këtë rol. Më herët kandidati republikan për president Donald Trump pati deklaruar se nëse zgjidhet president i SHBA-së, do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)