15 Maj 2024

Nga nesër do të mbajë mot tipik vjeshtor

Prishtinë, 3 tetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Pjesa e parë e ditës së hënë do të jetë me intervale me diell, por gjatë ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohem me riga shiu ku neper disa lokalitete do të jenë pak sa ma të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites do te lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Nga dita e martë e tutje do të mbajë mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 0 deri 7 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Në viset malore ditën e enjete pritet te ketë edhe vlera negive të temperaturave.

Shtypja atmosferike gjatë kësaj periudhe do të jetë rreth vlerave të normales me ngritje të lehta gjatë ditës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi  deri 9m/s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)