29 Prill 2024

Nesër fillon sezoni i ri ngrohës

Prishtinë, 14 tetor - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” ka bërë të ditur se ashtu siç edhe ka paralajmëruar do të nisë nesër sezonin e ri ngrohës 2016/2017.

Pjesa më e madhe e punimeve për rehabilitimin e rrjetit në qytet dhe renovimi komplet i 50 nënstacioneve të ngrohjes tanimë kanë përfunduar.

\"Ditëve të fundit janë zhvilluar me sukses të plotë edhe të gjitha testimet e rrjetit të kogjenerimit, atij shpërndarës të ngrohjes në qytet si dhe pajisjeve të ngrohjes nëpër stacionet dhe nënstacionet termike.\"

\"Për shkak se punimet në dy segmente nuk kanë përfunduar ende furnizimi me ngrohje për kompleksin universitar dhe disa objekte në qendër të qytetit, blloqet, rruga 3 si dhe në Zona Lindja, në lagjen “Kodra e diellit” do të nisë me disa ditë vonesë\", thekson zyra për informim e Termokos.

Bazuar në të gjitha përgatitjet e deritanishme si dhe suksesin e dy sezonave të fundit ngrohëse, jemi të bindur thellë se edhe në sezonin e ri, që po nisim do të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 13 konsumatorë.

Në harmoni me Ligjin për ngrohje dhe “Rregullat për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, furnizimi me ngrohje do të bëhet varësisht nga kushtet klimatike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)