Nesër dhe pasnesër mot me diell dhe me vranësira

Prishtinë, 21 qershor - Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale mbeten të ngjashme, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.